Aktakuzë ndaj 6 personave për sulm ndaj policisë në veri të Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe ngritjen e barrikadave në Mitrovicë të Veriut më 2021.
S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., akuzohen për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” që kryen veprën penale “huliganizmi”, dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria tha se të pandehurit dyshohen se më 13 dhjetor të vitit 2021 kishin marrë pjesë me dashje në turma me dhjetëra persona në Mitrovicë të Veriut dhe kanë “goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm”.
Më 10 tetor të vitit 2021, serbët lokalë ngritën barrikada në Mitrovicë të Veriut, por edhe në Rudarë të Zveçanit, pasi Policia e Kosovës kreu një aksion kundër mallrave të kontrabanduara. Disa policë dhe qytetarë ishin lënduar, ndërkaq tetë persona ishin arrestuar.
“Sipas aktakuzës, ata kishin zënë pritë Policisë në vendin e ngjarjes duke vendosur barrikada, ndërsa mjetet e blinduara të policisë janë goditur me plumba nga të shtënat me armë zjarri dhe me granata dore. Si pasojë, B.A., E.V. dhe S.A., pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore”, tha Prokuroria Speciale.
Po të njëjtën ditë, sipas Prokurorisë Speciale I.V., M.V. dhe M.R., në një lagje të Mitrovicës së Veriut sulmuan policë dhe doganierë “me bombola gazi, e [duke shtënë]me armë zjarri në drejtim të tyre dhe të automjeteve zyrtare”.
“Turma e personave është drejtuar drejt një barnatore, ku janë lënduar zyrtarët policorë M.M., Xh.M., A.R., B.Sh. dhe A.M, dhe është shkaktuar dëm në vlerë mbi 20,000 euro”, tha Prokuroria Speciale.
Në operacionin e 13 tetorit, autoritetet kosovare kishin thënë se ishin sekuestruar të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.
Barrikadat e ngritura ishin hequr në mbrëmjen e 10 tetorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë