Eksperti i sigurisë: Thelbi i tensioneve Kurti-SHBA është veriu i Kosovës

19 Shtator 2025 | 21:27

I ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Artur Meçollari komentoi mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vendimin e SHBA për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.

Ai thekson se tensionet aktuale mes Kurtit dhe administratës amerikane kanë shumë gjasa të lidhen me situatën në veriun e Kosovës, veçanërisht me përpjekjet e qeverisë për të vendosur rend dhe kontroll shtetëror në atë zonë.

“Unë jam i bindur se është çështja e sigurisë në veriun e Kosovës, për katër komunat. Këtu duhet të jetë gjithë thelbi i kundërshtive. Kurti është një sovranist dhe populist, por thelbi qëndron që ai ka tentuar që të vendosë një lloj rendi dhe sigurie në Kosovë, pra të jetë nën kontrollin e qeverisë qendrore, që veriu të mbajë erë Kosovë dhe jo erë Serbi,” – u shpreh ai.

Sipas Meçollarit, përplasjet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe administratës amerikane nuk janë të reja, por kanë pasur një vijimësi që nga viti 2020.

“Historia e Kurtit, nuk mund të them me linjën e SHBA, por me individë të veçantë, nga viti 2020 deri më tani ka pasur zhvillime. Mund t’ju kujtoj rrëzimin, ku në atë kohë flitej për Richard Grenell. Para Banjskës kemi një konflikt kur ishte Hovenier ambasador, por Banjska ndryshoi qasjen e sigurisë në Kosovë. Nga momenti i Banjskës duket se kishte një koordinim, por kur erdhën zgjedhjet, Richard Grenell bëri dy postime kundër Kurtit. Banjska ishte një provë që nëse nuk do kontrollohej, do shpërthente në një krizë të madhe”, tha Mëçollari, duke shtuar se edhe deklaratat e fundit të Kurtit lidhin qartë thelbin e kundërshtive me veriun.

Eksperti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA ndaj Serbisë.

“Pyetja shtrohet: si ka mundësi që komuniteti ndërkombëtar dhe SHBA nuk kanë detyruar Serbinë të dorëzojë kryekriminelin e Banjskës? Ai gjendet në Serbi dhe Serbia nuk detyrohet ta sjellë këtë person të gjykohet”, u shpreh Mëçollari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026