Aktivistja me lot në sy: Të moshuarit ngrohen me bidona me ujë të nxehtë
Të moshuarit dhe personat më aftësi ndryshe shprehen për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se bonusi i ofruar nga qeveria prej 3 mijë lekësh është i pamjaftueshëm në këtë kohë kur çmimet janë rritur.
Mira Pirdeni, aktiviste moshimi u shpreh se të moshuarit ndodhen në vështirësi ekonomike.
“Askush në botë nuk mund të mbahet me pensionin nëse nuk ke mbështetje të tjera. Duhet të kenë mbështetje nga pushteti lokal”, u shpreh ajo.
Më lot në sy znj. Pirdeni tha se ka parë të moshuara të cilët nuk kanë me çfarë të ngrohen dhe marrin bidona më ujë të ngrohtë që i vendosin në këmbë.
“Jo 30 mijë lekë as 300 mijë sikur të japë, nuk e përballojnë dot shpenzimet. Kam dhimbje në shpirt kur kujtoj që zonja të moshuara marrin bidona për të ngrohur këmbët. Të punosh një jetë të tërë për të t’u ngrohur me bidona”, tha ajo e përlotur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten