Aktori dhe skenaristi i njohur Fatos Berisha shpjegon filmin e tij të fundit dhe projektet e vitit 2020
Fatos Berisha është një aktor, skenarist, regjisor, muzikant dhe drejtor i festivalit më të madh të filmit në Prishtinë, të quajtur PriFest.
Ai është një ndër figurat kryesore të artit në Kosovë dhe Shqipëri, duke i çuar të dy këto vende në salat më të rëndësishme të kinematografisë në botë.
Berisha sot konsiderohet si ndër të paktët njerëz, i cili bën thirrje të vazhdueshmë për më shumë vëmendje ndaj teatrit, kinematografisë dhe kulturës në përgjithësi.
Në një lidhje direkte me Euronews Albania ai thotë se për realizimin e filmi të tij të fundit i quajtur “Cirku fluturues” i janë dashur rreth nëntë vite që nga shkrimi i skenarit deri në përfundimin e filmit.
“Cirku fluturues” ka qënë pjesë e kategorisë kryesore garuese në Festivalin e filmit në Tullin.
Për Z. Berisha kjo ka qenë ngjarja kryesore e vitit që po lemë pas.
I pyetur për 11 vjetorin e festivalin të filmit PriFest në Prishtinë, aktori i njohur tregon se në këto edicione ka patur shumë të ftuar të rëndësishëm të kinematografisë botërore.
“Kam dy shfaqje teatrore këtë vit, në Shkodër dhe nesër në teatrin Adriana në Ferizaj. Vitin e ardshëm do të merrem me projekte teatrore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ndërkohë po shkruaj një skenar të ri filmik”, tha ai duke nënvizuar projektet e vitit 2020.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë