Aktori Gazmend Paja bën ironi pas daljes nga SPAK: Isha për një kafe me prokurorin
Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për disa minuta. Pas daljes nga institucioni, Paja është pyetur nga mediat nëse kishte shkuar atje si aktor apo si investitor strategjik.
Aktori ka zgjedhur të përgjigjet me ironi duke thënë se ishte në SPAK për të konsumuar një lafe me prokurorët.
“Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje ai mori celularin tim dhe solli të tijin, duke e zamëvendësuar. Nuk e njoh prokurorin,” tha Paja me humor.
Paja, i njohur për rolet e tij humoristike, është gjithashtu investitor strategjik në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Kompania e tij, “Ecotech Energy Services”, në bashkëpunim me kompaninë “Startek”, ka projektuar një investim prej 13.8 milionë eurosh në Dhërmi.
Ai ka përfituar një sipërfaqe prej 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Resort”, një kompleks luksoz me fokus në turizmin elitar. Ky investim është miratuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.
Pjesa e projektit përfshin ndërtimin e vilave dhe një hoteli 5 yjesh në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Ndërkohë, 108 mijë metra katrorë do të përdoren për vilat që do të shiten, ndërsa ky projekt nuk parashikon zhvillime të mëtejshme publike për turizmin në atë zonë.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit