Aktorja e parë e krijuar nga AI, yjet e Hollivudit kundër: Po na kërcënoni

2 Tetor 2025 | 17:54

Aktorja e krijuar nga inteligjenca artificiale, Tilly Norwood, ka shkaktuar reagime të forta në industrinë e filmit, pas raportimeve se është në bisedime me agjenci talentesh dhe mund të angazhohet në projekte të mëdha.

E krijuar nga aktorja dhe komediania holandeze Eline Van der Velden dhe kompania e saj Particle6, Tilly Norwood është një personazh plotësisht digjital, por që në rrjetet sociale paraqitet si një aktore e re dhe e talentuar me “girl next door vibes”.

Ajo poston fotografi, video komedi dhe mesazhe emocionale sikur të ishte një njeri i vërtetë.

Krijimi i Tilly-t ka shkaktuar indinjatë në radhët e aktorëve profesionistë dhe sindikatës së tyre, SAG-AFTRA, e cila e ka dënuar publikisht përdorimin e saj në industrinë filmike.

Tilly nuk është një aktore  është një karakter i krijuar nga kompjuteri, i trajnuar mbi performancat e aktorëve të vërtetë. Kjo nuk është art, por një kërcënim për profesionin,” – thuhet në deklaratën e sindikatës.

Aktorë të njohur si Emily Blunt, Natasha Lyonne dhe Ëhoopi Goldberg janë shprehur hapur kundër përdorimit të “aktorëve” të tillë.

Blunt, në një intervistë me Variety, u shpreh: Kjo është e frikshme. Ju lutem, ndaloni. Po na hiqet lidhja njerëzore nga ekrani.”

Ndërsa Natasha Lyonne ka thirrur për bojkot ndaj çdo agjencie që bashkëpunon me Norëood, duke e quajtur projektin “të çmendur dhe të rrezikshëm”.

Eline Van der Velden, krijuesja e personazhit, ka reaguar përmes Instagramit duke theksuar se Tilly nuk është krijuar për të zëvendësuar aktorët e vërtetë, por si një formë arti.

Tilly është si të vizatosh një personazh ose të shkruash një rol. Duhet të shihet si një zhanër më vete, jo si konkurrencë për aktorët,” – shkruan Van der Velden.

Polemika vjen vetëm dy vjet pas grevave historike të vitit 2023 në Hollywood, ku përdorimi i AI ishte një ndër temat më të diskutuara. Sindikatat arritën atëherë marrëveshje që mbronin punonjësit nga përdorimi i teknologjisë për të zëvendësuar talentin njerëzor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026