Aktorja Nicole Kidman ndahet nga bashkëshorti pas 20 vjetësh martesë

30 Shtator 2025 | 18:29

Nicole Kidman dhe Keith Urban janë ndarë pas gati 20 vitesh martesë.

Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe muzikanti i muzikës country, fitues i çmimit Grammy, të cilët u martuan në vitin 2006 raportohet se nuk jetojnë më bashkë.

Çifti kanë dy fëmijë, vajzat Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.

Kidman dhe Urban jetonin në Nashville, Tennessee, me Kidman që e quante atë si shtëpinë e saj vetëm një javë më parë në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram.

Kidman ishte e martuar më parë me aktorin Tom Cruise nga viti 1990 deri në vitin 2001 dhe ka dy fëmijë të adoptuar me të: Isabella Jane, 32 vjeç, dhe Connor, 30 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026