Akuza e studiuesit: Mitsotakis ka ndërhyrë në zgjedhjet në Himarë
Studiuesi Agron Alibali deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ndërhyri në zgjedhjet e Himarës, ku kryebashkiak u zgjodh Fredi Beleri, i cili tashmë është në burg për shit-blerje votash.
Sipas tij është absurde që këshilltarët e Mitsotakis të pretendojnë që kryeministri apo presidenti shqiptar, në një kohë demokracie, të marrin në telefon organet e drejtësisë për të ndërhyrë në vendimin që merret për Belerin.
“I takon zotit Mitsotakis që është një lider dhe politikan shumë i respektuar dhe me një vizion modern, që të këshillojë këshilltarët e tij të tërhiqen nga kjo trysni, nga kjo ofensivë diplomatike pa fryte ndaj Shqipërisë dhe ta lërë këtë çështje të zgjidhjet sipas mekanizmave të shtetit juridik në Shqipëri. Nga ana tjetër do të ishte shumë më e arsyeshme, madje do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm në shtensionimin e situatës artificiale dhe të forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi sikur personi në fjalë, zoti Beleri, të tërhiqej nga gara në këto momente dhe të sqarohej kjo punë përfundimisht që më pas kur të krijoheshin mundësitë më vonë të garonte si të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, siç i jepen të drejtat sipas Kushtetutës dhe ligjit për pushtetin zgjedhor, derisa të zgjidhet kjo çështje,” – u shpreh Alibali.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në Himarë, anglezja përplas austriakun me motor, plagoset dhe një pasagjer
- Berisha: Fredi Beleri i burgosur politik, Rama ruan interesat e mafiozëve në Himarë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës