Akuza për kufijtë, Aldo Bumçi: Rama dhe Vuçiç, pjesëmarrës për ndarjen e Kosovës

14 Shtator 2021 | 21:33

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishin pjesëmarrës në idenë për ndarjen e Kosovës, tha në emisionin “Now” ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

Përveçse i sheh Ramën dhe z. Vuçiç të përfshirë në idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, z. Bumçi tha se ishte pikërisht kancelarja Merkel e cila i shkëputi duke i mbajtur afër e duke iu dhënë kapital politik.

Kështu, sipas Aldo Bumçit, dy liderët ballkanik u fokusuan në një projekt të ri, Open Balkan.

“Këta ishin pjesëmarrës në ndarjen e Kosovës. Merkel u dha pushtet, kapital politik, i merrte në takime pafund. Dy drejtues morën kapital politik dhe punuan për një projekt tjetër”, u shpreh Aldo Bumçi.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi debate në sferën politike në Ballkan, por edhe në Evropë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026