Akuzat e Speciales, gazetari bën deklaratën e fortë në Euronews Albania: Një pjesë e dëshmitarëve janë eleminuar
Dorëheqja e ish-drejtuesit të UÇK-së, Hashim Thaçi nga posti i presidentit të Kosovës pas konfirmimit ta aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special ka shkaktuar pasiguri për klimën politike në vend.
Gazetari Ben Andoni në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania u shpreh se përgjegjësia para drejtësisë është individuale, dhe emblema e UÇK-së nuk duhet njësuar me ish-presidentin Thaçi.
“Pas çdo lufte ka pasur një gjykatë speciale, dhe realisht, tani përballja e Thaçit është përballja idividuale. Ajo që ka bërë UÇK është krejt tjetër me atë që ka bërë zoti Thaçi. Kosova pas njohjes së juridiksionit të pavarësisë, kishte mundësi që brenda ligjeve ta formonte këtë gjykatë dhe mos ta linte peshën aty ku e la. Akoma nuk dihet aktakuza reale e zotit Thaçit, dhe kur ai do të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm. Aty fillon dilema për Kosovën. Në dy vjet Kosova ka fjetur, sepse gjykata ka vepruar shumë ngadalë”, tha ai.
Drejtuesi i emisionit “Balkan Talks”, Franko Egro, u shpreh se konfirmimi i aktakuzës ishte një ngjarje e paralajmëruar.
“Kam përshtypjen se ishte një ngjarje e paralajmëruar. Unë dje isha në Kosovë, dhe i fundit që kisha planifikuar për ta intervistuar ishte Jakup Krasniqi. Gjatë komunikimit me të nuk kishte ndonjë shqetësim, por në orën 05:00 të mëngjesit kishte ndodhur bastisja dhe më pas dërgimi i tij në Hagë. Gjykata është bërë funksionale në janar të 2017, dhe në prill të 2020 filloi të lëshojë sinjalet e saj të forta. Kjo do të thotë se është e gjithë kupola e UCK-së, janë peronat shumë të rëndësishme të UÇK, dhe pikërisht kjo tregon se duket sikur që e bën opinion në Kosovë që ka diçka kundër UÇK, dhe jo kundër individëve të veçantë”, shtoi gazetari Franko Egro.
Gazetari Andoni tha se shumë qytetarë në Kosovë pretendojnë dhe thonë se ish-emisarët e lartë të UÇK-së kanë probleme me drejtësinë. Ai madje shtoi se ka pasur dëshmitarët, të cilët edhe pse janë ruajtur nga strukturat europiane janë zhdukur, ose janë eleminuar.
“Ka një problem, sepse ne nuk jemi të ndershëm kur flasim. Ne, domethënë në përgjithësi shqiptarët dhe kosovarët. Po të shkosh në Kosovë, atje ta thonë troç që shumë nga emisarët e UÇK-së kanë probleme me drejtësinë, kur është puna për të luajtur kartën e patriotizmit, të gjithë e luajnë fort. Kthehemi edhe njëherë: Përgjegjësia është individuale dhe nuk përzihet UÇK-ja. Zoti Thaçi e dinte shumë mirë se ku do të shkonte. Aktakuza nuk është zbardhur komplet. Por, ka një problem se ju e kaloni Haradinajn dhe Limajn. Një pjesë e madhe e dëshmitarëve nuk janë konfirmuar, ose janë eliminuar ose janë zhdukur, ky është një problem i madh. Kini parasysh diçka, dëshmitarë që janë ruajtur dhe nga strukturat evropiane janë zhdukur. Kuptohet se liderët e UÇK- që dolën të pafajshëm ne nuk mund ta prezumojmë pafajësinë e tyre, ne i marrim të pafajshëm. Pjesa e këtyre njerëzve që po përballën realisht kanë probleme. Kosova është në krizë”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës për t’u përballur me drejtësinë
Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja
Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta