Akuzat ndaj elitës politike të UÇK-së, Hysamedin Feraj: Thaçi në Hagë, dëmi i fundit i tij Kosovës
Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje, gazetarë si Ben Andoni, Agon Maliqi dhe Franko Egro e avokati Aranit Koci analizuan në Ilva Now zhvillimin e fundit në Kosovë ku Gjykata Speciale ka ngritur akuza për 9 ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një prej së cilëve edhe tashmë ish-Presidenti Hashim Thaçi.
“Me vajtjen e Thaçit në Gjykatën Speciale, është bërë dëmi i fundit prej tij në Kosovë, pasi të gjitha mediat botërore kanë në faqet e para lajmin e paraqitjes së presidentit tashmë të dorëhequr të Kosovës që paraqitet në gjykatë,” – tha Feraj.
“Për ne [si Lëvizje Vetëvendosje] ka qenë e pritshme, por për krijuesit e saj nuk ka qenë kështu, ata mendonin se Gjykata do të përqendrohej ndaj ushtarëve të thjeshtë apo ndaj komandantëve që nuk ishin bërë pjesë e makinerisë shtetërore dhe u ndodhën disi të habitur që vërtetë gjykata u krijua për peshqit e mëdhenj,” – shtoi më tej veprimtari i Vetëvendosjes Feraj.
Analisti Agon Maliqi shtoi më tej se zhvillimi i fundit me largimin e Presidentit e shtyn Kosovën në një ngërç politik. Ai e konsideroi “krizë kombëtare” ku palët politike “do të mundohen të bëjnë pazare” për të shmangur vajtjen në zgjedhje të parakohshme nëse nuk zgjidhet një president i ri, ndërkohë që parti të tjera e shohin si mundësi të mirë për të ndryshuar qeverinë.
“Këta [palët politike qeveritare] kanë interes për të mos i mbajtur zgjedhjet, pasi presin rezultat në rritje të Vetëvendosjes dhe një Kuvend i ri do ta bënte edhe më problematik të gjetjes së konsensusit për Presidentin, ndaj kthimi në këtë nivel të pasigurisë nuk e kemi pasur asnjëherë, prej një kohe të gjatë,” – u shpreh Maliqi duke e konsideruar këtë moment si një nga më të vështirët për Kosovën e 20 viteve të fundit.
Feraj iu shmang komenteve juridike të çështjes të akuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, por këmbënguli se çështja kryesore për Kosovën tanimë është “puna për ligjshmërinë dhe rikthimit te themeli i demokracisë, zgjedhjet”.
“Për ta mund të jetë shans që disa vende janë vakante dhe mund t’i zënë këta, mund ta quajnë edhe fatmirësi që mund t’i rishpërndajnë mes tyre. Papjekuria politike dhe institucionale e këtyre partive [të pushtetit] mund t’ia shtojnë problemet Kosovës,” – shtoi akademiku Feraj.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)