Akuzat ndaj ish-Presidentit, Gjykata e Lartë në SHBA merr vendim për Donald Trump

1 Korrik 2024 | 17:11

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos se Donald Trump është pjesërisht imun ndaj ndjekjes penale për veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, Trump ka arritur një fitore të pjesshme, por të konsiderueshme në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Në pyetjen nëse ish-presidentët mbrohen nga ndjekja penale, gjykata në Uashington vendosi se imuniteti zbatohet të paktën për aktet zyrtare.

Kjo ka të ngjarë të vonojë më tej fillimin e mundshëm të gjyqit kundër Trump, për tentativë për mashtrim zgjedhor.

“Presidenti nuk gëzon imunitet për veprimet e tij jozyrtare dhe jo gjithçka që bën Presidenti është zyrtare. Presidenti nuk është mbi ligjin”, tha shefi i drejtësisë John Roberts.

Gjykata më e ulët federale tani do të duhet të shqyrtojë se deri në çfarë mase një akuzë kundër Trump për ndërhyrjet e tij pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020 lidhet me veprime jozyrtare dhe zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026