Akuzohet për përdhunimin e një të reje, arrestohet në hotel futbollisti

14 Tetor 2024 | 13:24

Emri i tij mbetet anonim, por rasti ka bërë bujë në mediat britanike dhe më gjerë në ato evropiane, për një futbollist i cili ka luajtur në Premier League dhe është arrestuar me akuzën e përdhunimit. Rastet e sulmeve seksuale ku përfshihen futbollistët nuk janë të rralla në ishull, dhe duket se një tjetër është regjistruar së fundmi. Ka qenë “The Sun” që ka publikuar një artikull ku bën me dije se një futbollist 24-vjeçar është arrestuar në ambientet e një hoteli në Londër, ndërsa akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të re, të cilën e ka dhunuar.

Rasti ka bërë shumë bujë, ndërsa personi në fjalë është nën hetim dhe për këto arsye emri i tij nuk është publikuar. Sipas mediave britanike, futbollisti është njohur me të renë në ambientet e një bari dhe më pas kanë shkuar në hotel, ku dyshohet se është kryer përdhunimi.

Vajza ka njoftuar punonjësit e më pas policinë, të cilët kanë arrestuar autorin, ndërsa më pas ai është lënë në gjendje të lirë, derisa të provohet akuza. Hetuesit kanë mbledhur kamerat e sigurisë në disa prej bizneseve dhe pritet të merret një vendim. Lojtari në fjalë është një ndër yjet e elitës së futbollit anglez, por jo vendës, dhe në rast se gjithçka konfirmohet, emri i tij do të bëhet publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026