Akuzohet se çoi gruan drejt tentativës për vetëvrasje, bie në pranga 43-vjeçari

25 Maj 2024 | 12:16

Një 43-vjeçar në Librazhd është arrestuar pasi dyshohet se u bë shkak që bashkëshortja e tij të konsumonte pesticide.

Dyshohet se pas dhunës së vazhdueshme psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, ajo ka konsumuar lëndën helmuese me qëllim vetëvrasjen.

Për momentin ajo është në kujdesin e mjekëve.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026