Akuzohet se ndërhyri në ‘TIMS’, Rrumbullaku pezullon nga detyra drejtorin e IT
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
Ky vendim vjen pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar ‘Arrest në shtëpi’ dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Muçën (me gradën Drejtues i Parë).
Prokuroria e ka gjetur Muçën përgjegjës për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Muça akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave të sistemit TIMS. Ai u pranua në Polici për shërbime të veçanta.
Po ashtu bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të SPAK për hetimin e këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.
Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.
LEXONI GJITHASHTU:
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks