Akuzohet se porositi 137 kg kokainë, momenti i arrestimit të Gentian Malindit
Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Gentian Malindin, i cili ka qenë në kërkim për një sasi prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit.
Me pranga në duar, Malindi shihet i qetë ndërsa zbret nga furgoni i policisë, ndërsa shoqërohet nga disa efektivë të tjerë policie.
Burime për Euronews Albania, bën me dije se ai u ndalua në afërsi të Vorës, ku lëvizte i vetëm me një automjet.
Po ashtu sipas videos, Malindit i janë sekuestruar një sasi parash dhe celularët.
Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati.
Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive | Arrestohet Gentian Malindi, akuzohet se porositi 137 kg kokainë
- Pedagogët, reagon Ministria e Arsimit: Kërkesat po diskutohen, pagat rriten deri 15%
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion