Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

28 Korrik 2025 | 22:35

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52-vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52-vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh.

Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52-vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia

Situata e tensionuar përpara Parlamentit vijon teksa protestuesit kanë bllokuar rrugën në Bulevardin Zhan D’ark. Protestuesit kanë bllokuar segmentin e Bulevardit “Zhan D’Ark” me koshat...
10:35 | 23/07/2026

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026