Avokati i policit që dhunoi në Vlorë kamarierin: Unë lë licencën, ose ata në burg
Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar përmes lidhjes online në Now Euronews Albania, ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Vlorë dy ditë më parë, ku është goditur një kamarier nga një efektiv policie dhe një mik i tij.
Cakrani, i cili është avokat i policit që ndodhet në spital pasi është dhunuar nga ngjarja nga disa persona, ka thënë se ai është goditur për shkak të detyrës.
Cakrani, në tension e sipër, thotë gjatë intervistës se kësaj çështje do t’i shkojë deri në fund, deri aty sa “o të humb licencën e avokatit, ose të shkojë në burg pala që ka dhunuar policin”.
“Duhen hetuar ata që kanë goditur policin. Ai ka qenë shef krimesh, ka qenë shef qarkullimi. Na ra goja duke e thënë këtë. Erla ka çuar në sajë të detyrës persona të caktuar dhe nuk është përfolur as për lidhje me krimin e organizuar, as për lidhje me mafien, as për lidhje me pushtetin, as për ndonjë lloj krimi. Duan ta bëjnë pis patjetër policin. Duhet të kuptojmë diçka: unë po ju them kaq, video e prerë është vepër penale. O Erla, kjo histori sapo ka filluar, “O do lë unë licencën si avokat, ose ata do shkojnë në burg.”-tha Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
- 12:18 Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca