“Djali përdori fjalor joetik” – Flet avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë
Kujtim Cakrani, avokati i policit Ardian Isufi tha në emisioni Now në Euronews Albania se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi.
Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur.
Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët.
“Ka pasur një konflikt mes djalit kamarier që ka qenë shkaktari i të gjithë kësaj problematike se nuk ka përdorur një etikë siç duhet ta përdorte ndaj 2 klientëve. Po mbroj policin se ka qenë më i dhunuari dhe më i sulmuari në këtë histori. Ai djali pa etik ka përdorur një fjalor që nuk duhet të përdorte, dhe është ngritur polici dhe i ka thënë që nuk duhet të flasësh ashtu, nuk e ka qëlluar ai. Pasi ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit i kanë kërkuar falje. Ka ardhur edhe menaxheri i lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta. Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit