Sherr në një berberhane në Vlorë, plagoset me thikë në zemër 25-vjeçari

28 Korrik 2025 | 19:30

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në një berberhane në këtë qytet ku është plagosur me thikë në zemër shtetasi M.Shaka, i cili se ishte kursant në këtë dyqan.

Autori mendohet se ka pasur një debat disa ditë më parë me të plagosurin.

Sot, autori është rikthyer, ka hyrë në berberhane ku ndodhej viktima dhe e ka goditur me thikë disa herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas ngjarjes, ai është larguar me vrap nga zona. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia po punon për kapjen e autorit, i identifikuar si shtetasi Shkëmbor Skënderaj, 24 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026