Vlorë: Kabllo elektrike bie në masë, jep shkëndija pranë vendkalimit të këmbësorëve
26 Korrik 2025 |
15:44
Një kabull elektrik i tensionit të ulët ka rënë në masë pas një defekti teknik në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar shkëndija elektrike në ajër pranë një vendkalimi këmbësorësh në rrugën Transballkanike, afër zonës së njohur si “Ish-parku i tregtisë”.
Për shkak të rrezikut që paraqet për kalimtarët dhe banorët e zonës, është njoftuar menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili ndodhet në gatishmëri për të ndërhyrë në rast emergjence. Paralelisht, është lajmëruar edhe OSHEE, e cila ka nisur punën për riparimin e defektit dhe eliminimin e rrezikut për qytetarët.
Autoritetet kërkojnë kujdes nga qytetarët që frekuentojnë zonën derisa situata të vihet plotësisht nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
- Goditja e rrjetit të drogës nga SPAK/Sekuestrohen 6 ton lëndë narkotike, 16 në hetim
- VIDEO/ Ndihmoi 26-vjeçaren të mbyste të atin, flasin të afërmit e Çlirim Doganit
Lajme të Sugjeruara
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit