VIDEO/ Ndihmoi 26-vjeçaren të mbyste të atin, flasin të afërmit e Çlirim Doganit

26 Korrik 2025 | 13:23

Banorët e fshatit Arapaj në Bashkinë Rroskovec janë habitur nga lajmi për arrestimin e Çlirim Doganit. Ata thonë se nuk e besojnë dhe e njohin si një njeri me personalitet dhe familjar.

Lajmi për arrestimin e Çlirim Doganit, shofer i linjës urbane Fier-fshatrat Suk e Strum, ka marrë banorët e fshatit Arapaj me habi dhe mosbesim. Ai njihet në komunitet si një njeri i qetë, familjar dhe punëtor.

“Është një djalë shumë i pastër dhe nuk ka pasur asnjë problem në territorin tonë. Është punëtor dhe nuk ka qenë kurrë problematik. Ka qenë shofer autobusi, shumë i saktë dhe i pastër. Nuk ma merr mendja të jetë përfshirë në këtë situatë,” thotë Fatmir Çalamani, një banor i zonës.

Ndërkohë, vajza e xhaxhait të Çlirim Doganit, Manushe Dogani, shton:

 “Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë dhe familjar. Me bujqësi janë marrë dhe kanë punuar si argatë. Për ngjarjen nuk jam në dijeni dhe nuk më merr mendja kurrë që ai të ketë lidhje me këtë.”

Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, deri kohët e fundit kishte një reputacion të mirë në komunitet dhe që prej vitesh punonte si shofer autobusi në linjën urbane që lidh Fierin me fshatrat e zonës.

55-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës Emarilda Rama duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur Ramën. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe nëna e 26-vjeçares, Valbona Rama pasi ajo dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e ambientit për të mos lënë gjurmë të aktit të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026