Kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë, dyshohet për lidhje intime
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçare Ermalinda Rama dyshohet se mbyti babain e saj, Anesti Rama.
Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë se ka vënë në pranga edhe një tjetër person të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermalindën në ekzekutimin e të atit, duke e mbytur me një tel.
Sipas informacioneve paraprake të hetimit, dyshohet se mes Ermalindës dhe Doganit ka pasur një lidhje intime, e cila nuk miratohej nga babai i saj. Konfliktet e vazhdueshme për këtë marrëdhënie mund të kenë çuar në përshkallëzimin e situatës dhe në kryerjen e krimit.
Ermalinda Rama kishte lëvizur shpesh në zonën e Sukut të Roskovecit, ku punonte sezonalisht në serat bujqësore të fermerëve vendas. Pikërisht në këtë zonë, që përfshin fshatrat Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, dyshohet se ajo është njohur me Çlirim Doganin. Ky i fundit është i martuar dhe baba i disa fëmijëve.
Në dëshminë e tij para hetuesve, Dogani ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ndodhej në një tjetër fshat. Megjithatë, policia vijon hetimet mbi dinamikën e plotë të krimit dhe po verifikon alibitë e të dyshuarve.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit