Goditja e rrjetit të drogës nga SPAK/Sekuestrohen 6 ton lëndë narkotike, 16 në hetim
SPAK ka zbuluar dhe goditur një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës me 16 persona nën hetim dhe mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, me një vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.
Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST dhe autoritetet e drejtësisë në BE, zbuluan një strukturë kriminale të sofistikuar me shtrirje në disa kontinente.
Në total janë hetuar 16 persona për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve”, “grup kriminal i strukturuar” dhe “kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Konkretisht të proceduar penalisht janë shtetasit me iniciale P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P.,
Shtatë prej tyre iu caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” më 25 korrik 2025, ku gjatë operacionit në banesën e njërit prej të ndaluarve u sekuestruan edhe tre armë zjarri pa leje, konkretisht A. H., K. H., E.N., E. A., P. D., I. Ll.
Ndërkohë, i dyshuari D. P. është shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan: 43,470 euro, 5,000 franga zvicerane, automjete luksoze (p.sh. Mercedes AMG G63), një skaf “Hull Ëorks Sarock 40”, tre armë zjarri, dy orë të shtrenjta (Rolex dhe Richard Mille), 16 celularë, 19 karta bankare, dokumente financiare ndërkombëtare, pajisje elektronike (dron, hard disqe, radio komunikimi) dhe dokumente identifikimi nga disa shtete.
Grupi operonte në trafik ndërkombëtar kokaine dhe hashashi, me ngarkesa që nisnin nga Kolumbia e Ekuadori dhe mbërrinin në porte evropiane si Rotterdam, Anvers, apo përmes Tunelit të Kanalit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej në paleta me dru, banane apo kakao. Operacionet u financuan përmes sistemit informal të pagesave “Haëala”, duke shmangur bankat tradicionale.
Episodet kryesore të sekuestrimit përfshijnë:
Kokainë:
400 kg në Spanjë (2020),
989 kg në Belgjikë (2020),
2,000+ kg në Holandë (2020),
1,484 kg në Holandë (2020)
Hashash:
275 kg në Rimini, Itali (2020),
400 kg në Bari, Itali (2021),
1,442 kg në Algeciras, Spanjë (2020)
Rrjeti ishte i ndarë në hallka: drejtuesit-financuesit, shumë me banim në BE dhe Dubai, logjistikë dhe transport, shpërndarës në BE, si dhe pika kontakti në Amerikën Latine. Komunikimi bëhej përmes aplikacioneve të koduara si Sky/ECC, ndërsa pagesat kalonin përmes sistemit “Hawala”.
Prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi vlerësuan hetimin si një sukses të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar, ku rolin kryesor e luajti analiza e komunikimeve të koduara që ndihmuan në identifikimin e strukturës dhe rolit të secilit anëtar në rrjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve