Arrestohet 64-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme, dogji 225 rrënjë ulliri

26 Korrik 2025 | 13:07

Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi dyshohet si autori i një zjarrvënieje që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një sipërfaqe me ullinj në fshatin Frakull e Vogël.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi N. K., banues në Frakull të Vogël, u ndalua në flagrancë pas veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas raportimit të një vatre zjarri në këtë zonë. Dyshohet se 64-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur duke përfshirë dhe dëmtuar 225 rrënjë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Fierit apelon ndaj qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, as për pastrim tokash dhe as për asgjësim mbeturinash, pasi çdo zjarrvënie, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet penalisht.

Po ashtu, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e ngjashme në numrin pa pagesë 112, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026