Al Ittihad merr vendimin për Mitaj, mbrojtësi shqiptar qëndron në Arabi

2 Shkurt 2025 | 15:10

Të luash mes yjeve dhe të bindësh drejtuesit të nënshkruajnë me ty nuk është aspak e lehtë, ndërsa ky është rasti i Mario Mitaj, me anësorin kuqezi që është blerja më e re e Al Ittihad.

Prej disa muajsh pjesë e klubit arab, por orëve të fundit është konfirmuar blerja e kartonit nga skuadra që merr pjesë në Saudi Pro League, e cila është bindur nga performance e shqiptarit. Sipas mediave ruse, 5.5 milionë euro janë paguar nga Al Ittihad drejt Lokomotivës së Moskës, një vlerë e ulët për një lojtar që premton shumë, e në të ardhmen mund të shitet disa fish më tepër.

Që prej kalimit tek Al Ittihad, Mitaj nuk ka luajtur vetëm në 3 përballje, më pas në të gjitha të tjerat është aktivizuar, herë si titullar e herë si zëvendësues. Ai ka shënuar edhe gol, madje e asistuar për shokët e skuadrës, ndërsa kujtojmë që luanë përkrah emrave si Benzema, Kante apo Fabinho, e të tjerë lojtarë që kanë bërë mirë në Evropë.

Në ndeshjen e fundit të luajtur ishte ndër më të vlerësuarit nga Flashscore, më mirë se ai ishte vetëm Bergwijn.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026