Alarm i kuq në 16 qytete italiane për shkak të temperaturave ekstreme

15 Korrik 2023 | 09:56

Alarme të kuqe janë lëshuar në 16 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem vazhdon të shtrihet në pjesën jugore të Evropës.

Alarmet – që nënkuptojnë se moti aktual përbën rrezik edhe për personat e shëndetshëm – janë aktivizuar në Romë, Firence dhe Bolonja për disa ditë.

Sipas parashikimeve, Evropa pritet të përballet me temperatura edhe më të larta në javën e ardhshme.

Sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane, Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia, mund të përballen me kushte klimatike ekstreme.

Kjo agjenci monitoron temperaturën e tokës dhe ujit të detit përmes satelitëve që ka.

Disa ditë me mot të nxehtë konsiderohen normale, mirëpo kohëve të fundit numri i tyre po rritet në nivel global, si pasojë e ngrohjes globale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026