Alarm në Berlin: Mijëra njerëz evakuohen, shkak 2 bomba të Luftës së II Botërore

19 Shtator 2025 | 10:58

Mijëra njerëz janë evakuuar në Berlinit, pas zbulimit të dy bombave të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, në dy pika të ndryshme të kryeqytetit gjerman.

Bomba e parë u zbulua në lumin Spree, pranë lagjes së populluar Fischerinsel, në qendër të qytetit. Sipas autoriteteve, paisja shpërthyese ndodhet katër metra nën ujë, e mbuluar nga baltë dhe llumi, çka e bën operacionin më të ndërlikuar.

Ekipi zhytës pritet të kryejnë një ekzaminim të detajuar përpara se njësia e çminimit të ndërhyjë për çaktivizimin.

Ndërkaq, policia ka vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash dhe ka urdhëruar rreth 7,500 banorë që të largoheshin menjëherë nga banesat e tyre, duke paralajmëruar për një “rrezik vdekjeprurës”.

Bomba e dytë, me peshë 100 kilogramë, u gjet në lagjen Spandau, në perëndim të Berlinit, duke detyruar rreth 12,000 persona të tjerë të evakuoheshin.

Për shkak të operacioneve, u pezullua qarkullimi rrugor dhe ai nëntokësor në zonat përreth, ndërsa zyrat qeveritare, ambasadat dhe bashkia e qytetit u mbyllën. Gjithashtu, lëvizja në lumin Spree është ndaluar përkohësisht deri në çaktivizimin e bombës.

Policia konfirmoi mëngjesin e së premtes se evakuimi në zonën e Mitte kishte përfunduar me sukses dhe  se banorët do të mund të kthehen në banesat e tyre gjatë ditës së sotme, sapo të përfundojnë operacionet e sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026

Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa Uashingtoni u përmbajt nga sulmet ndaj Iranit...
18:34 | 26/07/2026