Alarm në qiejt e Tel Avivit, akuza Iranit dhe Koresë së Veriut: Armatosën Hamasin
Një event i mbajtur pasditen e së enjtes në Tel Aviv në nder të viktimave dhe pengjeve të Hamasit u ndërpre nga alarmi për bombardime. Autoritetet ushtarake të shtetit hebre arritën të asgjësonin me sukses një raketë të lokalizuar mbi qytet.
Gjithashtu, ushtria njoftoi se rreth 20 për qind e armatimeve të përdorura nga Hamas janë nga Irani dhe Koreja e Veriut. Bëhet fjalë për mina tokësore, gjuajtës anti-tank dhe dronë. Ndërsa 80-përqindëshi i mbetur, përfshirë raketa për të sulmuar territorin izraelit, ishin prodhuar në Gaza.
“Mendoj se gjëja më e habitshme ishte numri i lartë i armëve që ata futën në Izrael. Ata menduan se mund t’i vendosnin ato në vendet që donin dhe t’i përdornin. Por natyrisht, Forcat Mbrojtëse Izraelite nuk i lejuan të përfundonin misionin”, thotë një ushtar.
Ndërsa sulmet dypalëshe vazhdojnë, të paktën 6 persona u plagosën kur një raketë ra në Egjipt, në qytetin Taba, që ndodhet në kufi me Izraelin.
Duke cituar dëshmitarë, “AFP” njoftoi se raketa goditi një pjesë të godinës së një spitali, edhe pse mbetet e paqartë se cilës palë i përket mjeti luftarak.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve