Familja e gazetarit të Al Jazeera vritet nga një sulm izraelit

27 Tetor 2023 | 10:41

Gruaja, djali, vajza dhe nipi i Wael Dahdouh, shefit të zyrës së Al Jazeera Arabic në Gaza, janë vrarë në një sulm ajror izraelit.

Pamjet e transmetuara në Al Jazeera treguan Dahdouh duke hyrë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah të mërkurën për të parë gruan, djalin dhe vajzën e tij të vdekur në morg.

Ai u shfaq duke u përkulur dhe duke prekur fytyrën e djalit të tij 15-vjeçar, Mahmoud, i cili donte të bëhej gazetar si babai i tij.

Pamjet e mëvonshme e treguan atë duke mbajtur trupin e mbuluar me qefin e vajzës së tij shtatëvjeçare, Sham, dukej se i fliste asaj ndërsa shikonte fytyrën e saj të gjakosur pas sulmit në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Dahdouh foli me Al Jazeera-n kur po dilte nga spitali: “Ajo që ndodhi është e qartë. Kjo është një seri sulmesh të synuara ndaj fëmijëve, grave dhe civilëve. Unë sapo po raportoja nga Yarmouk për një sulm të tillë dhe bastisjet izraelite kanë shënjestruar shumë zona, duke përfshirë Nuseirat.

“Ne kishim dyshimet tona se pushtimi izraelit nuk do t’i linte këta njerëz të iknin pa i dënuar. Dhe për fat të keq, kjo është ajo që ndodhi. Kjo është zona ‘e sigurt’ për të cilën foli ushtria pushtuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026