Shkatërrim në Gaza/ 1.4 milionë të zhvendosur nga bombardimet: Nuk e duam luftën
Intensifikimi i sulmeve izraelite po shkatërron pjesë të Rripit të Gazës, duke vënë në rrezik shpërndarjen e ndihmave.
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas deklaroi se që nga nisja e kundërpërgjigjes së Izraelit për sulmin e 7 tetorit, mbi 6 mijë e 540 palestinezë janë vrarë dhe rreth 17 mijë e 500 janë plagosur. Megjithatë, të dhënat e Hamasit, që vijnë nga drejtuesit e spitaleve, janë të vështira për t’u verifikuar.
Komplekset shëndetësore po bëjnë maksimumin për të mjekuar të plagosurit, por furnizimet me medikamente po përfundojnë. Që prej 7 tetorit, 12 spitale dhe 46 klinika në Gaza janë detyruar të mbyllin dyert.
Ndërkohë, 40 % e strehave në Rripin e Gazës janë shkatërruar.
“Mu desh të vija këtu me 9 anëtarët e familjes sime me dy makina, për të kërkuar strehë në këtë kamp, për t’u shpëtuar bombave. Qëndrova në qiell të hapur për 10 ditë derisa mora një tendë”,- tha Abu Ibrahim Zaqut, banor i zhvendosur i Gazës.
“Ne nuk e duam luftën, duam që ajo të ndalet. Jemi të lodhur prej saj. Qëndrojmë këtu në radhë të gjata për të marrë ndihma. Nuk kemi as nevojat bazike. Ndihemi si kufoma”, Hadeel Al Najar, banore e zhvendosur e Gazës.
Aktualisht llogariten deri në 1.4 milionë të zhvendosur në Gaza, me rreth 590 mijë që janë strehuar në kampet e agjencive të OKB-së. Tejmbushja e tyre po bëhet shqetësuese.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme