Pse agjencitë e inteligjencës janë në ankth për inagurimin e Trump
Agjencitë amerikane përgjegjëse për sigurinë kombëtare kanë paralajmëruar se ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump mund të kthehet në objekt tërheqës për ekstremistët e dhunshëm, edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për kërcënime specifike.
Autorët potencialë të akteve të dhunës, sidomos ata që ankohen për rezultatin e zgjedhjeve, mund ta shohin eventin si shansin e fundit për të influencuar tek rezultati i votimit përmes dhunës – ka shkruar një grup agjencish të inteligjencës dhe policisë.
Për këtë arsye janë përforcuar masat e sigurisë; në total në terren do të jenë rreth 25 mijë efektivë të forcave të rendit dhe atyre të armatosura.
Departamenti i Policisë së Uashingtonit do të përforcohet me rreth 4 mijë agjentë, të cilët do të bashkohen me thuajse 1 mijë efektivët ekzistues.
Shqetësimet e agjencive të inteligjencës reflektojnë ambientin politikisht të dhunshëm në të cilin Donald Trump do të marrë detyrën më 20 janar.
Institucionet e sigurisë janë në gjendje alarmi, duke marrë parasysh edhe dy tentativat për vrasjen e miliarderit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2024-s, si dhe sulmet terroriste të këtij viti në Nju Orlins dhe Las Vegas.
Dokumenti mbi vlerësimin e kërcënimit, i hartuar nga FBI, Shërbimi Sekret, Policia e Uashingtonit dhe Departamenti i Policisë së Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara përmban një seri skenarësh të frikshëm dhe tipologji personash që mund t’i kthejnë ata në realitet.
Bëhet fjalë për terroristë të huaj, ekstremistë vendas dhe ata që veprojnë si “ujqit e vetmuar”, të cilët mund të japin alarme të rreme për bombë, të përdorin dronë, apo të sulmojnë njerëzit me anë të automjeteve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë