English

Kushner investitor strategjik, NYT: Projekti 1.4 miliardë $ dhe kthimi i Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

New York Times i ka bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump.

- Advertisement -

Media amerikane shkruan se Shqipëria ka miratuar paraprakisht një plan të propozuar nga Jared Kushner, për ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në ishullin e Sazanit. Sipas NYT investimi kap një vlerë prej 1.4 miliardësh dollarë.

“Miratimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike të Shqipërisë – i cili drejtohet nga Kryeministri Edi Rama – i jep mundësinë zoti Kushner dhe partnerëve të tij të biznesit të vazhdojnë negociatat e përshpejtuara për ndërtimin e resortit luksoz në ishullin e Sazanit”, shkruan NYT.

Media amerikane shton se as zoti Kushner e as qeveria shqiptare nuk kanë pranuar të japin komente për mediat, por shton se kur janë pyetur më parë rreth këtij projekti, të dy palët kanë thënë se projekti nuk po ndikohet nga lidhjet e Kushner me Trump ose nga përpjekjet për të kërkuar favore nga qeveria amerikane.

“Fakti që një sipërmarrës i njohur amerikan tregon interes për të investuar në Shqipëri na bën shumë krenarë dhe të lumtur,” tha një zëdhënës i z. Rama vitin e kaluar në një deklaratë për “The New York Times”, vijon artikulli.

Artikulli i NYT ka dhënë detaje dhe nga dokumenti i firmosur nga qeveria shqiptare:

Affiniteti i Kushner, një kompani private investimesh me rreth 4.6 miliardë dollarë, e mbështetur kryesisht nga Arabia Saudite dhe fonde të tjera sovrane të Lindjes së Mesme, po ndjek projektin në Shqipëri së bashku me Asher Abehsera, një ekzekutiv në fushën e pasurive të patundshme me të cilin Kushner ka bashkëpunuar më parë për projekte në Brooklyn.

Sipas një dokumenti të fundit të publikuar online, qeveria shqiptare tani do të bashkëpunojë me partnerët e saj amerikanë për të pastruar ishullin nga çdo municion i mundshëm i groposur aty gjatë kohë që shërbente si bazë ushtarake.

Dokumenti, i datës 30 dhjetor, nënvizon se “qeveria shqiptare ka të drejtën të revokojë vendimin”, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

Kompania e Kushner ka thënë se plani është të ndërtojë një „eco-resort” me pesë yje në ishull, duke shndërruar „një bazë ushtarake të mëparshme në një destinacion ndërkombëtar të gjallë për turizmin.”

Ivanka Trump, vajza e Presidentit Trump, ka thënë se po ndihmon në realizimin e projektit. „Ne do ta realizojmë,” tha ajo në një podcast vitin e kaluar.

Ky projekt është vetëm një nga dy marrëveshjet e mëdha të pasurive të patundshme që zoti Kushner po ndjek së bashku me Abehsera, të cilat përfshijnë qeveritë e huaja.

Ndërkohë, kompania e Kushner mori miratimin paraprak vitin e kaluar për të ndërtuar një hotel luksoz dhe në Beograd.

Serbia dhe Shqipëria kanë çështje të politikës së jashtme të cilat kërkojnë mbështetje të vazhdueshme nga SHBA, pasi të dyja kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe zyrtarët në Uashington po përpiqen të bindin Serbinë për të forcuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara, në vend të Rusisë.

Virginia Canter, e cila ka shërbyer si avokate për etikën në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave të Obama dhe Clinton dhe gjithashtu ka qenë këshilltare për etikën pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se edhe nëse nuk ka pasur asnjë përpjekje për të fituar ndikim me zotin Trump, çdo marrëveshje qeveritare që përfshin familjen e tij krijon këtë përshtypje.

„E gjithë kjo duket si favorizëm, sigurojnë akses tek Kushner sepse duan të jenë në anën e mirë të Trump,” tha zonja Canter.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?