Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner
Një hetim i Senatit Amerikan ka zbuluar detaje të reja lidhur me projektin e kompanisë “Affinity Partner” të Jared Kushner, dhëndrit të ish -presidentit Trump, për të investuar në një resort luksoz në Sazan e Zvërnec si edhe në Serbi.
Hetimi i kreut të Komitetit të Financave në Senatin Amerikan, Ron Wyden, D-Ore i cili ende po vazhdon, tregon se ishin zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi ata që iu afruan firmës së Kushner për të krijuar partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme.
“Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. Affinity nuk e bëri të ditur identitetin e zyrtarëve shqiptarë dhe serbë. Ndërkohë kompania konfirmoi gjithashtu se qeveria shqiptare dhe ajo serbe do të kenë kontroll të plotë mbi të gjitha vendimet në lidhje me lejet, taksat vendore dhe licencat e nevojshme që projektet të ecin përpara, duke u dhënë atyre kontroll të konsiderueshëm mbi një investim fitimprurës të familjes Trump.
Affinity konfirmoi se një projekt i ardhshëm i Beogradit, në vendin e një ish-bombardimi të NATO-s, do të përfshijë një muze që është përshkruar si një monument për “viktimat e agresionit të NATO-s”.
Affinity konfirmoi se investitorët e saj mund të rinegociojnë marrëveshjet e tyre të investimeve ose të tërheqin të gjitha fondet e tyre pasi periudha e tyre fillestare pesëvjeçare e investimit të përfundojë në gusht 2026, në mes të një mandati të dytë të mundshëm të Trump në detyrë. Kjo do t’u jepte qeverive dhe subjekteve të huaja një ndikim të pazakontë mbi financat e familjes së presidentit në detyrë, në rast se ai zgjidhet, edhe përtej ndikimit që ata patën dhe ushtronin në mandatin e tij të parë”, thuhet mes të tjerash në hetimin e sentit.
Disa pika kryesore të hetimit përfshijnë:
– Affinity ngarkon Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite një tarifë vjetore prej 1.25% mbi 2 miliardë dollarë, dhe deri në 2% për investitorët e tjerë.
– Firma nuk ka prodhuar kthim nga investimet deri në korrik 2024, pavarësisht tarifave të larta.
– Ka varësi të madhe nga qeveritë e huaja, si Shqipëria dhe Serbia, për projekte të pasurive të paluajtshme, duke u dhënë atyre kontroll mbi vendime të rëndësishme.
– Një projekt në Beograd përfshin një muze për “viktimat e agresionit të NATO-s”.
– Investitorët e huaj mund të tërheqin fondet e tyre në vitin 2026, duke ndikuar në financat e familjes Trump.
– Lidhjet me qeveritë e huaja sugjerojnë se Affinity mund të jetë një skemë për të anashkaluar ligjet amerikane si FARA.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet