Albanian ICT Awards, fituesit e garës më të madhe të inovacionit dhe teknologjisë
Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën shqipfolëse, Albanian ICT Awards, shënoi mbrëmjen e së premtes 31 maj 2024, një tjetër gur kilometrik me mbylljen e edicionit të 12-të.
Bashkëthemelues i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala, u shpreh: “Jemi mbledhur për të festuar në një sallë të mbushur plot me mendje të bukura të kombit tonë, me njerëz që kanë ndezur turbinat për të fluturuar mes yjeve. Sot në mesin tonë janë inxhinierë të talentuar që nga Presheva, nga Tuzi e Ulqini, Tetova e Shkupi, padyshim Shqipëria, por edhe Europa e SHBA-ja e diaspora jonë.”
I shndërruar në një oaz ku inovacioni jo vetëm që lulëzon por edhe manifestohet, organizuar prej 12 vitesh nga Shoqata ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards celebron çdo vit arritjet dhe sukseset e një komuniteti vizionarësh dhe kreativësh të cilët kanë shërbyer si katalizatorë për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse ndër vite.
Pjesëmarrës nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë, mbajtën fjalën e tyre, përshendetëse.
19 kandidatë garuan për 6 çmimet e mëdha të edicionit të 12-të të ICT Aëards. Ndarja e çmimeve filloi me kategorinë ICT Diploma e Vitit, cmim i cili u rrëmbye nga Lum Borovci me projektin “Teoria e Kaosit dhe Aritmisë: Një qasje dinamike ndaj kujdesit kardiak.”
Sidorela Ndregjoni me projektin FloraTech, u shpall fituese në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit 16-21 vjeç. Çmimi ICT Ylli në Ngritje deri ë 16-vjeç shkoi për Parid Haxhollin. Çmimi i Sigurisë Kibernetike në edicionin e 12-të të ICT Aëards shkoi për kompaninë Cyber Morphosis. Patoko u shpall Startupi i Vitit. Hakan Shehu triumfoi në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit. Një mbrëmje në të cilat nuk munguan surprizat. Juria e Albanian ICT Aëards akordoi mirënjohje për Penda.al, GAD Albania, Rrezarta Thaqi dhe rTrust.
Finalisti në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit, Hakan Shehu me projektin Neuron, u përzgjodh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tu bërë pjesë e programit Star Venture pa garë.
Eventi më i rëndësishëm kushtuar teknologjisë, Albanian ICT Aawrds është mundësia ku idetë inovative të pjesëmarrësve nga trojet shqiptare kalojnë dhe kufijtë jashtë Europës.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë