Albin Kurti takon Portman, kërkohet bashkëpunim me Britaninë për njohje të reja të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim drejtorin e Evropës në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Zhvillim të Britanisë së Madhe, Giles Portman, nga i cili ka marrë mbështetjen e qeverisë britanike për të vazhduar përkrahjen për Kosovën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë.
Duke e falënderuar Portman për ndihmën dhe përkrahjen që shteti britanik i ka dhënë Kosovës, Kurti tha se është i përkushtuar që Qeveria që ai udhëheq të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Britaninë e Madhe. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën rreth njohjeve për Kosovën dhe kërkoi bashkëpunim të mëtejmë me Britaninë e Madhe për njohje të reja.
Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin ekonomik dhe procesin e përgatitjes për dialog, gjendjen me pandeminë dhe masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Portman potencoi faktin që pasi Britania është jashtë BE-së, është rritur mundësia për fuqizim të bashkëpunimit bilateral.
Të dy palët shtruan nevojën për investime të reja, të cilat do të sjellin punësim, veçanërisht për të rinjtë.
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar