English

Albin Kurti vazhdon takimet me pakicat joserbe për krijimin e qeverisë së re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar edhe te enjten konsultat për krijimin e qeverise së re me pakicat joserbe. Ndryshe nga takimet e të mërkurës ku ai mori mbështetje nga ministrat e tij aktual, pa kushte, nuk ndodhi e njëjta gjë të enjten. Kjo pasi kryetarja e partisë Unioni Social Demokrat, Duda Balje, përsëriti edhe njëherë qëndrimin qe ka disa kushte mbi të cilat do të votojë kabinetin e ri të Kurtit.

- Advertisement -

 “Dola para kryeministrit me disa kërkesa të cilat ne si boshnjak kemi, nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi jap asnjë konfirmim. D.m.th është takimi parë, jemi në fazën e bisedimeve asgjë më konkrete. Për kërkesa fola disa herë, është komuna e boshnjakeve, është reforma në arsim, dhe tretmani i barabartë me gjithë deputetët të cilët kanë ka një votë brenda Kuvendit”,-tha Duda Balje, kryetare e partisë “Unioni Social Demokrat”

Balje bëri të ditur se kanë biseduar edhe me partitë opozitare dhe se nuk kane vija të kuqe, përveç kushteve që kanë dhe vlejnë për të dyja palët. 

Vija të kuqe nuk ka as kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, por kushte po. 

 “Ne jemi të gatshëm me bashkëpunuar, por sigurisht që kemi me i pasur kërkesat tona që janë legjitime dhe të nevojshme, për investime në infrastrukturë sa i përket komunitetit, investime për shkollim, por edhe në aspektin ligjor pasi që ka diskriminim”,-tha Veton Berisha, Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane.

Nderkohe, Kurti ka takuar edhe Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke e Kosovës. Ndersa, te merkuren pati takime me kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiç, si dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ku diskutuan mbi formimin e qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8, dhe komunitetet jo shumicë 20 ulëse të rezervuara. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re. 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?