Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 në Kosovë

15 Mars 2025 | 16:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës këtë të shtunë, ku shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 9 shkurt 2025.

Në zgjedhje morën pjesë 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 për qind e atyre me të drejtë vote ndërsa partia me numrin më të madh të votave ishte Lëvizja Vetëvendosje e ndjekur nga PDK dhe LDK.

Rezultatet e plota janë si më poshtë:

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE
    Votat: 396,787 (42.30%) – 48 vende në parlament

  2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
    Votat: 196,474 (20.95%) – 24 vende në parlament

  3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
    Votat: 171,357 (18.27%) – 20 vende në parlament

  4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – NISMA Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët
    Votat: 66,256 (7.06%) – 8 vende në parlament

  5. Srpska Lista
    Votat: 39,915 (4.26%) – 9 vende në parlament

  6. Koalicioni për Familje
    Votat: 20,023 (2.13%)

  7. Kosova Demokratik Turk Partisi
    Votat: 4,824 (0.51%)

  8. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
    Votat: 4,688 (0.50%)

  9. Nova Demokratska Stranka
    Votat: 4,158 (0.44%)

  10. Za Slobodu Pravdu i Opstanak
    Votat: 4,139 (0.44%)

  11. Koalicija Vakat
    Votat: 3,471 (0.37%)

  12. Srpska Demokratiya
    Votat: 3,271 (0.35%)

  13. Partia Liberale Egjiptiane – PLE
    Votat: 3,251 (0.35%)

  14. Socialdemokratska Unija (SDU)
    Votat: 3,042 (0.32%)

  15. Partia e Ashkalianëve për Integrim
    Votat: 2,196 (0.23%)

  16. PDAK-LPB
    Votat: 2,056 (0.22%)

  17. Spski Narodni Pokret
    Votat: 1,846 (0.20%)

  18. Yenilikçi Türk Hareket Partisi
    Votat: 1,800 (0.19%)

  19. Jedinstvena Goranska Partija
    Votat: 1,734 (0.18%)

  20. Nasa Bosnjacka Koalicija (Nasa Inicijativa i Bosnjacka Stranka)
    Votat: 1,553 (0.17%)

  21. DAPTIA Rome e Bashkuar e Kosovës
    Votat: 1,350 (0.14%)

Në fjalën e tij në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniç ka thënë se vonimi i shpalljes së rezultateve ka ndodhur për shkak të “zbatimit të ndryshimeve të shumta ligjore” dhe “problemet me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026