Aldo Bumçi: Të rinjtë po kthehen masivisht te PD, si revoltë ndaj një qeverisje që dhunon të drejtat e njeriut
Të rinjtë po kthehen masivisht te Partia Demokratike, tha kandidati për deputet i PD-së, Aldo Bumçi në emisionin “Rinvote”, ku u diskutua nëse të rinjve në Shqipëri do u kthehet besimi te politika. Z. Bumçi u shpreh se të rinjtë, të zhgënjyer nga mënyra e qeverisjes gjatë këtyre tetë viteve, po kthehen për të gjetur shpresë te Partia Demokratike.
“Lajmi në këto zgjedhje është rikthimi i të rinjve të PD. Partia Demokratike është krijuar nga të rinjtë, studentë në vitet 90’, pra morën fatet, rrëzuan diktaturën më të egër në Evropë. Ka një rikthim masiv të të rinjve te PD”, tha z. Bumçi.
Pyetjes se si janë joshur këta të rinj për t’u rikthyer te PD-ja, z. Bumçi ju përgjigj duke vënë theksin mbi pakënaqësinë e të rinjve ndaj një qeverie që ka udhëhequr me forcë, duke dhunuar të drejtat e njeriut. Kthimi i të rinjve te PD është një akt revolte kundër partisë në pushtet, sipas z. Bumçi.
“Revoltë ndaj një qeverie që ka dhunuar të drejtat themelore, një shtet policor ku nuk ka të drejta njeriu, një shtet që do t’i bëjë lavash truri por nuk i bën dot lavash truri këtij brezi. Të rinjtë duan shpresë dhe shpresa është rikthimi masiv i të rinjve te PD-ja”, u shpreh kandidati i PD-së.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta