“Aleanca e çnderimit”, Bardella “sulmon” Macron: Lojë e rrezikshme elektorale
Udhëheqësi i partisë së Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella gjatë fjalës së tij pas publikimit të sondazheve ka vënë “në shënjestër” atë që ai e quajti “aleancën e çnderimit” midis Presidentit Emmanuel Macron dhe partisë së ekstremit të majtë që ai pretendon se solli humbjen e partisë së tij me më shumë vende se sa ishte parashikuar.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, Tubimi Kombëtar (RN) sipas sondazheve parashikohet të humbas më shumë vende sesa pritej ndaj partisë së majtë socialiste të Francës, Frontit të Ri Popullor dhe partisë së Macron.
Bardella falënderoi popullin francez për të cilët tha se ndihmuan partinë e tij të merrte një numër të madh votash, përpara se të vinte në shënjestër vendimin e Macron për të thirrur zgjedhje.
Udhëheqësi i RN pretendoi se Macron dhe kryeministri Gabriel Attal luajtën “lojëra të rrezikshme elektorale” me të majtën ekstreme dhe pretendoi se RN u vu në një “situatë komprometuese”.
“Ne ishim shumë përpara në raundin e parë dhe me një normë prej 45% në disa zona të Francës,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë