Aleancë kundër drogës në BE, masat për mbrojtjen e porteve
Përballë rritjes së kokainës së trafikuar përmes porteve evropiane, BE synon të bashkëpunojë me operatorët privatë të terminaleve detare, për t’i vënë fre bandave të narkotrafikut. Aleanca Evropiane e Porteve është një nismë e re për të forcuar bashkëpunimin dhe mbledhjen e informacionit nga agjencitë ligjzbatuese dhe sektori privat. Ajo u krijua në Antverp, me iniciativë të komisioneres së BE-së për Punët e Brendshme.
“Grupet kriminale rivale tani po punojnë së bashku, duke bërë bashkë ngarkesa të mëdha në njërën anë të Atlantikut dhe duke i shpërndarë më pas në Evropë. Dhe ne jemi bashkuar për t’i ndalur këto grupe, që duan të infiltrohen në portet tona përmes ryshfetit, korrupsionit dhe kërcënimeve. Është e vështirë të hysh në port dhe të tërheqësh ngarkesën e drogës. Për këtë duhet ndihmë nga brenda”, deklaroi Ylva Johansson, komisionere e BE-së për Çështjet e Brendshme.
Viti 2023 pa një rritje masive të konfiskimeve të drogës në vendet evropiane, me bandat që shfrytëzojnë mangësitë në sistemin e sigurisë së porteve. Aleanca synon të marrë masa antitrafik të marra tashmë në disa porte dhe t’i përhapë ato në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “E ke tritol”-Kurthi i agjentëve për shitësit e drogës në Tiranë, u hoqën si blerës
- Megaoperacioni antidrogë, Rrumbullaku: U goditën 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë