Alergjitë prekin 1 në 4 të rritur. Mjekja: Po shtohen shumë rastet tek fëmijët

29 Mars 2023 | 15:51

Alergjitë e stinës kanë nisur të shtojnë numrin e të sëmurëve në radhët e tyre. Mjekët pediatër referojnë se çdo ditë ka pacientë të vegjël të cilët janë bllokuar si pasojë e alergjive.

Rastet kanë filluar të shtohen, është stina ku fillojnë polenet, koha lagështira, të gjitha kanë ndikuar që fëmijët që janë paksa alergjik të nisin sezonin e tyre, pak më shumë problem janë ato që kanë fëmijë latant se fillon kola alergji, e gjithë kjo situatë po vjen në rritje”,-tha pediatrja.

Mjekët fajësojnë ndryshimin e klimës si faktor kyç në shtimin e alergjive.

Alergjitë kanë ardhur duke u shtuar, mbase dhe ndryshimi i klimës, duke ndryshuar gjithë klima globale po shkojnë trend rritje dhe s’kanë më një stinë”,-tha pediatrja.

Alergjitë nuk kursejnë as të rriturit dhe simptomat janë bërë më agresive.

 “1 në 4 të rritur preken nga alergjitë dhe janë pothuajse 20%  e të rinjve të prekur. Simptomat nuk janë më thjesht një skuqje, hunde, kruajtje dhe teshtima , por prekin rrugët e poshtme respitarore deri tek azma apo kriza të forta”,-tha Mehmet Hoxha, shef i shërbimit të alegrologjisë .

Mjekët kërkojnë që në të gjitha rastet, orientimi të mos jetë drejt farmacive por tek specialistët e alergologjisë, për të parandaluar rëndesat dhe bllokimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026