Prezantohet linja e shpejtë e autobusëve në Tiranë

29 Mars 2023 | 14:00

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prezantoi në një deklaratë për mediat linjën e shpejtë të autobusëve në kryeqytet.

Projekti “Bus Rapid Transit” është në bashkëpunim me kolegët e GIZ, siç bëri me dije Veliaj, i cili bën fjalë për një sistem inovativ të transportit publik, i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re.

“Tre përfitimet kryesore nga ky projekt përfshijnë dyfishimin e shpejtësisë së lëvizjes të autobusëve nga 9 në 20 km/h, përgjysmimin e kohës së një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që është sot, në 24 minuta, dhe më e rëndësishmja kapaciteti i transportit rritet nga 9 mijë në 23 mijë udhëtarë në orë,” – deklaroi kryebashkiaku.

Ai shtoi gjithashtu se në disa zona “të nxehta” ku bëheshin aksidente tashmë ka kangjëlla, sisteme semaforësh, vija të bardha, ndriçim dhe situata është rregulluar ndjeshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026