Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD

20 Qershor 2022 | 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar Alfred Lelën si drejtor të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në parti.

Lajmin ai e dha gjatë një komunikimi me gazetarët në selinë blu.

“Kam kënaqësi të paraqes para jush drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoraturën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së”, u shpreh Berisha.

Ky emërim i gazetarit në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026