Algoritmet përfundojnë simfoninë e Beethoven

14 Dhjetor 2019 | 19:30

Kur Ludwig van Beethoven vdiq në vitin 1827, ai la pas nëntë simfoni të plota dhe fragmentet e trishtueshme të një simfonie të dhjetë.

Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman, një grup muzikologësh dhe programuesish kanë ndërmarrë një projekt ambicioz, t’i mësojnë një kompjuteri të përfundojë simfoninë përmes inteligjencës artificiale.

Për të trajnuar algoritmin, ekipi luajti pjesë të veprave të Beethoven dhe më pas lanë algoritmin të improvizonte. Më tej, ata do t’i mësonin atë që ishte e përshtatshme dhe çfarë mund të ishte gabim.

“Është një proces i gjatë mësimor”, është shprehur projektuesi, “progresi ishte modest në fillim por tani zhvillohet shpejt”.

Simfonia e plotë do të luhet nga një orkestër më 28 prill, pjesë e një programi të madh të ngjarjeve për të shënuar përvjetorin e vdekjes së kompozitorit

Disa ekspozita të reja po hapen, duke përfshirë “Beethoven World Citizen Music” në Bundeskunsthale, e cila gjurmon jetën e Beethoven dhe ku përfshihet dhe një letër që nuk është publikuar kurrë më parë.

Vizitorët në Bon mund të ndalen  brenda shtëpisë ku lindi Beethoven, tani muzeu i Beethoven-Haus.

Pas fasadës së saj rozë gjenden dhoma dhe mbi 200 ekspozita origjinale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026