E përjashtoi nga grupi, Tritan Shehu: Të ndihmojmë Alibeajn, është rënduar shumë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi pas vendimit të Alibeajt për ta përjashtuar nga grupi së bashku me 3 deputetë të tjerë demokratë.
Përmes një statusi ironik në faqen e tij në Facebook, Shehu shprehet se Alibeaj duhet shpëtuar pasi është rënduar shumë.
“Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përreth…. Kjo e fundit më duket më reale, më e vërtetë! Por pavarësisht nga “figura” që imagjinon për veten e tij, ai ka perceptime të deformuara, iluzione, delire. Që e çojnë pastaj në këtë shkallë keqësimi të “shëndetit mendor”! Është rënduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësore”, shkruan mes të tjerash Shehu.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë