Kush janë deputetët pro Alibeajt, por mbështesin kandidatët e Berishës
Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike pritet të dalë me 2 kandidatë në shumë prej bashkive.
Berisha dhe Meta i kanë gati kandidatët në të gjitha bashkitë, me përjashtim të atyre që ua kanë lënë aleatëve të vegjël dhe Malësisë së Madhe që kandidati do të zgjidhet nga demokratët atje.
Alibeaj ka paralajmëruar në fundin e muajit dhjetor se grupimi që ai drejton do të ketë kandidatë në gjithë bashkitë, por deri më tani i ka prezantuar vetëm në 9 bashki, kryesisht njësi të vogla.
Ndërkohë, një zhvillim interesant që është vërejtur gjatë javëve të fundit ka të bëj me angazhimin e deputetëve në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
Janë të paktën 4 deputetë që deri më tani njohin Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar, por që për 14 majin po mbështesin kandidatët e Berishës të dalë nga Primaret.
Kështu, Ilida Dhori në Divjakë ka dalë haptazi në mbështetje të kandidatit Aurel Malko për këtë bashki. Edhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati të njëjtën gjë ka bërë për garën në këtë bashki. Deputeti demokrat po udhëheq fushatën për kandidatin e dalë nga primaret Elvis Hajdërlli.
Me të njëjtën lëvizje kanë vepruar edhe disa deputetë të tjerë, si Dashnor Sula në Peqin e Belsh, apo Dhurata Çupi në Mat. Këtë lëvizje më herët gjatë dhjetorit e bëri edhe deputeti i Kurbinit, Kastriot Piroli. Me interes të veçantë pritet të shihet kandidati që do të dalë për Malësinë e Madhe, ku prej kohësh përflitet emri i deputetit Ramadan Lika.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve