Pse grupi i Alibeajt është aksi që mban në këmbë PD
Reldar Deda, kryeredaktor i gazetës “Liberale” tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht nëse numri i simpatizantëve të PD që mbështet grupin e Alibeajt mund të jetë më i vogël se ai që mbështet Berishën, rëndësia e tyre për partinë është e madhe.
Sipas Dedës, kjo pjesë e mbështetësve janë i vetmi bosht që mban partinë brenda aksit, pasi përfaqësojnë atë pjesë të PD që njihet si e tillë nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Berisha dhe grupi i rithemelimit kanë shumicën e simpatizantëve, por mos harroni se ky 10 përqindshi i Alibeajt është i vetmi bosht që mban PD brenda aksit, sepse shumica që pretendojnë e kanë nxjerrë PD nga aksi. Qasja e këtij 10 përqindshi është e rëndësishme jo vetëm për PD por edhe shoqërinë shqiptare. Tensionet e krijuara nuk dhanë asnjë mesazh tjetër veç faktit që PD si forcë evropiane që nuk mund të dalë jashtë këtij boshti, mendoj se klasa politike e të djathtës duhet të mendojë ta fusë PD në korsinë e zhvillimit. Nuk mund të konceptohet që lidershipi i PD të mos njihet nga SHBA dhe Britania. Ky është realiteti, pavarësisht se është i hidhur dhe godet të ardhmen e saj”, tha Deda.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Butrinti, me shkelje kushtetuese”, Zhupa komenton pranimin e kërkesës së PD-së
- PD ngre alarmin: 22 mijë më shumë të punësuar në administratë, dhunim i zgjedhjeve
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë