“Butrinti, me shkelje kushtetuese”, Zhupa komenton pranimin e kërkesës së PD-së

5 Janar 2023 | 17:11

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për koncesionin e Parkut Arkeologjtë Butrintit. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratik, Ina Zhupa.

Kjo e fundit në një intervistë për Euronews Albania, tha se pranimi i padisë nga Gjykata është një lajm i mirë, ndërsa theksoi se kjo është dosja më voluminoze që ka marrë në shqyrtim ky institucion.

Ajo tha se PD ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të marrëveshjes koncensionare, megjithatë ky është vendim që i takon Gjykatës.

“Është një fitore sepse fillimi i mbarë gjysma e punës dhe Gjykata Kushtetuese ka treguar se ka refuzuar dhe paditë e bëra nga deputetët opozitarë të të gjitha kohërave qoftë kur i bënte opozita e PS, qoftë dhe së fundmi nga opozita. Jam e lumtur që testin e parë të konferencës së gjyqtarëve Butrinti e ka kaluar, kjo do të thotë se dosja ka qenë e kopsitur mirë. Mund  të them se është dosja më voluminoze që ka marrë Gjykata Kushtetuese, për shkak se shkeljet ishin të mëdha.

Kjo bëri që çështja të kalonte me sukses testin e parë dhe  deri në fund të janarit të priten prova nga të gjitha palët. Ne kemi kërkuar dhe pezullimin e menjëhershëm të kësaj marrëveshje koncensionare pavarësisht se sa do të zgjasë gjykimi. Marrëveshja është në periudhë tranzitore, ndërkohë është Gjykata ajo që do të vendos nëse puna do të pezullohet gjatë kohës që shqyrtohet apo do të vazhdojë puna”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026