Shpërthejnë Bejko dhe Prençi: Alibeaj s’prodhon politikë, të japë dorëheqjen!
Roland Bejko, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike komentoi gjetjet e sondazhit në Euronews Albania mbi pëlqyeshmërinë e liderëve.
Duke iu referuar Enkelejd Alibeajt dhe nivelit të lartë të mospëlqimit për të, Bejko u shpreh se gjëja më e mirë që mund të kishte bërë Alibeaj ishte të dorëhiqej dhe t’ia linte në dorë njerëzve që mund të sillnin diçka të re për partinë.
“Ka pasur një pritshmëri të lartë për Alibeajn ku qytetarët kanë pritur çfarë oferte do të japë ndryshe nga Berisha. Po të isha në vend të tij, do jepja dorëheqjen dhe do ja lija vendin dikujt tjetër që të mund të tregonte çfarë do të bëjë më shumë se Berisha. Ka bërë vetëm jetë parlamentare por jo politike. Fakti që shqiptarët e urrejnë klasën e vjetër politike të jep shansin të tregosh se je ndryshe”, tha Bejko.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë në Policinë e Shtetit. Në studion e Euronews Albania Prençi u shpreh se Alibeaj nuk prodhon politikë dhe i ka shkëputur lidhjet me ato qeliza të PD zyrtare në rrethe.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë në Policinë e Shtetit. Në studion e Euronews Albania Prençi u shpreh se Alibeaj nuk prodhon politikë dhe i ka shkëputur lidhjet me ato qeliza të PD zyrtare në rrethe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve